Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë

Një trup i pajetë është gjetur të dielën pas orës 16:00 në lagjen Spitalit në Prishtinë, pranë selisë se EULEX-it.
Policia ka bërë të ditur, se në trupin e pajetë nuk janë parë shenja të dhunës, ndërsa nuk përjashton mundësinë e vdekjes natyrale, raporton Kosovapress.
Derisa policia nuk ka arritur të identifikojë trupin e pajetë dhe në bazë të pamjes vlerësohet se viktima i takon moshës nga 35 deri në 40 vjeç./Telegrafi/