Gjendet një granatë dore e prodhimit jugosllav
Viti – Ankuesi shqiptar ka raportuar në policinë e Kosovës në Viti se në fshatin Drobesh deri sa ishte duke bërë pastrimin e borës për skaj oborrit të tij, ka hasur me një mjetë të dyshuar eksplodues.
Është njoftuar njësia e FSK-së për deminim të cilët rreth orës 20:15 e kanë tërhequr mjetin i cili ka qenë një granat dore M 35 prodhim Jugosllav.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i krimeve të rënda i cili urdhëron që rasti të mbyllet me një shënim policor njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


