Eko Higjiena

Gjendet i vrarë vogëlushi nga Kosova, arrestohet vrasësi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tri javë pasi qe zhdukur, vogëlushi 5 vjeçar rom me prejardhje nga Kosova, i quajtur “Dano” është gjetur i vrarë, në shkurret pranë një lumi në afërsi të lokalitetit Herford të Wetfali-së. Pas obduksionit të kryer dhe hetimeve plotësuese, prokuroria ka dalë sot me të dhëna që konfirmojnë se kufoma e gjetur dje i takon vogëlushit të përmendur.

Policia pati arrestuar një burrë 43 vjeçar si të dyshimtë për vrasjen dhe ndërkohë njoftohet se ai pranon veprën e kryer, ngufatjen deri në vdekje të vogëlushit. Personi në fjalë dyshohet ta ketë vrarë edhe një vajzë të zhdukur që në vitin 2007, bën të ditur policia hetuese. Edhe ajo (Jenisa) ishte me prejardhje nga Kosova. Por, pasi që ishte mbajtur disa javë në paraburgim, ai ishte liruar në mungesë të fakteve.

UBT

Hetuesit supozojnë se ai e ka vrarë Danon për të mbuluar një krim tjetër. Sipas gazetës “Westfalen-Blatt”, vrasësi banonte në afërsi të familjes së vogëlushit tashmë të vdekur.

Prindërit e Danos dhe tre fëmijët tjerë janë nën përkujdesje të vazhdueshme dhe mbahen të izoluar nga zhvillimet, njofton spiegel.de. Para shtëpisë së tre ka pasur sot një grumbullim spontan të të njohurve për të shprehur ngushëllimin për fëmijën e vrarë dhe mllefin ndaj vrasësit. Policia e ka siguruar vendin rreth shtëpisë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.