ARKATANA

Gjendet i vdekur në qeli Ilia Kareli, shqiptari që vrau gardianin e burgut

/ 2 minuta lexim
United Hospital

​Shqiptari që vrau rojen në burgun grek, Ilia Kareli është gjetur i vdekur sot në mëngjes. Mediat greke raportojë se Ilia Kareli u gjet i vdekur në qelinë e burgut Nigrita.

Po sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se vdekja e shqiptarit ka ardhur për shkaqe natyrale.

Kareli vrau me thikë më 25 mars 2014, gardianin 46 vjeçar, Jorgos Cironis, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën. Shqiptari ishte dënuar me 20 vjet e 9 muaj burg për tentativë vrasje, grabitje, trafik droge dhe hyrje të paligjshme në vend. Kareli kishte kryer më shumë se 3/5 e dënimit dhe kishte paraqitur një kërkesë për liri me kusht, kërkesë e cila i ishte refuzuar.

Uji Dea

Ai ishte burgosur së pari më 21 tetor 1997, i akuzuar për grabitje dhe ishte dënuar me 16 vjet e 5 muaj heqje lirie. Por në 27 maj 2006, pasi kishte vuajtur 3/5 e dënimit ishte liruar.

Më 4 mars 2007 ishte çuar sërish në paraburgim, i akuzuar për tentativë për vrasje me paramendim në vazhdimësi dhe për grabitje. Akuza për tentativë vrasjeje lidhej me një çift në Neo Iraklio të Athinës, ku Kareli kishte hyrë për të grabitur bizhuteri. Fillimisht u dënua me 21 vjet e 6 muaj, por në shkallë të dytë dënimi iu ul në 12 vjet e 9 muaj. Por ndaj Karelit ishte shqiptuar edhe një dënim shtesë prej 8 vjetësh, për trafik droge. /m.a/BalkanWeb/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.