Uji Dea

Gjendet i vdekur kosovari që para pak ditësh ishte zhdukur në Zvicër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka disa ditë që një 83-vjeçar kosovar u raportua i zhdukur në Thun të Zvicrës.

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia zvicerane filluan masat e gjera të kërkimit.

Të martën pasdite kosovari me inicialet në F.B. në Thun u gjet i pajetë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.

Referuar hetimeve fillestare, burri ra në një terren të ashpër pranë Luegmösligabe

Mobi Casa

“Të dielën, më 27 gusht 2023, pak para orës 17:35, Policia Kantonale e Bernës ka marrë një njoftim se një i moshuar është zhdukur në Thun. Referuar informacioneve, 83-vjeçari është parë për herë të fundit rreth orës 13:00 në zonën e një fushe futbolli në Burgerstrasse në Thun dhe nuk është gjetur me gjithë kërkimin intensiv nga të afërmit. Si rezultat, një operacion kërkimi është iniciuar nga forcat e Policisë Kantonale të Bernës”.

“Të martën pasdite, më 29 gusht 2023, specialistët malorë nga Policia Kantonale e Bernës gjetën më në fund një person të pajetë në Luegwald poshtë një shkëmbi. Mund të supozohet se burri ka rënë në terren pa shtigje dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është një shtetas kosovar 83-vjeçar nga kantoni i Bernës. U mobilizua një helikopter Rega dhe shërbime të ndryshme nga Policia e Kantonit të Bernës – duke përfshirë specialistë mali dhe qenë nuhatës për zbulimin e personave dhe dronë”.

Hetimet për zbardhjen e aksidentit kanë nisur nën drejtimin e prokurorit publik rajonal Oberland.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.