Mobi Casa

Gjendet e vdekur një shqiptare në Indi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një vajzë 29-vjeçare nga Shqipëria është gjetur e vdekur sot në Nju Deli të Indisë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare policore në kryeqytetin indian. Viktima është Gledia Duro.

Ajo është gjetur e vdekur në dhomën e hotelit, ku ndodhej me pushime së bashku me të dashurin e saj, një shtetas çek.
Sipas policisë 29-vjeçarja Gledia Duro është gjetur e mbytur me një fill najloni në dhomën e saj. Njoftimi i policisë është bërë nga i dashuri i saj, Simon Spitz, 57-vjeç nga Çekia.

Çifti ka mbërritur në Indi për pushime më 27 tetor dhe ndodhej në një hotel në jug të kryeqytetit.

Simon Spitz ka deklaruar në polici se ka dalë nga hoteli për të ngrënë drekë dhe kur është kthyer në dhomë, rreth orës 18:00 e ka gjetur 29-vjeçaren të varur.

Uji Dea

“Ngjarja u zbulua në orën 18:00 kur Spitz u thye në hotel. Vajza nuk iu përgjigj thirrjeve të tij për të hapur derën. Më pas ai shpërtheu derën dhe pa trupin e saj të varur me një fije najloni që ishte lidhur në tavanin e dhomës”, tha një punonjës i policisë në Nju Delhi.

Zyrtari i policisë tha se janë parë filmimet e kamerave të hotelit dhe çdo gjë flet për një vetëvrasje.

Sipas tij, nga ora 16:00 kohë në të cilën ka dalë qytetari çek për të ngrënë darkën dhe deri në orën 18:00, askush tjetër nuk ka hyrë në dhomën ku ndodhej Duro.
Simon Spitz ka thënë në polici se Duro ka tentuar të vetëvritet edhe dy herë më parë.