Fundamenti

Gjendet 15 vjeçarja shqiptare në Zvicër, e zhdukur para 3 muajve

/ 2 minuta lexim
HW

Një 15 vjeçare shqiptare me emrin Kujtesa, e zhdukur që nga 23 shtatori 2014, është gjetur nga policia zvicerane. Policia thotë se ajo është mirë.Policia zvicerane ka bërë të ditur se Kujtesa 15 vjeçare e zhdukur para 3 muajve është gjetur, dhe ajo është mirë, por po refuzon që të kthehet te prindërit e saj.

Policia e Cyrihut bënë të ditur se deri te gjetja e saj ka ardhur si rezultat i ndihmës së qytetarëve, transmeton lajmi.net.

Është Alma Kucucovic një mike e të arratisurës e cila ka ndihmuar autoritetet për vendndodhjen e Kujtesës.

“Unë kam qenë në kontakt me Kujtesën përmes SMS-ve. E njoftova edhe policinë, por shkuan shumë javë derisa policia arriti ta gjejë atë”, ka thënë ajo.

HW

“Kujtesa kurrë nuk flinte më shumë se dy netë në të njëjtat vend”, ka zbuluar Alma Kucukovic për gazetën 20 Minuten. “Policia e ka pasur të vështirë ta gjejë atë, pasi ajo ka mundësi t’i ketë ndërruar shpesh stilin e flokëve”.

Vajza kishte ikur nga shtëpia për shkak të marrëdhënieve shumë të komplikuara me prindërit e saj. “Ajo po shikonte të gjende një banesë të përhershme”, thotë thotë Alma Kucukovic, i cila kontaktoi policinë kur ajo kishte një takim me Kujtësn në Winterthur.

Sipas 23 vjeçares Kucukovic, Kujtesa nuk dëshiron të kthehet te prindrit e saj, ajo dëshiron të jetojë në një shtëpi diku tjetër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.