Gjenden mjete të pashpërthyera në Budrikë e Bresalc

Gjilan – Në fshatin Budrikë të Vitisë ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se gjersa ishte duke punuar kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim FSK-së kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente, njoftoj policia e Kosovës.
Edhe në fshatin Bresalcë të Gjilanit një femër shqiptare ka njoftuar se kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer.
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësia për deminim FSK-së kanë asgjësuar mjetin shpërthyes pa incidente./rajonipress/