Mobi Casa

Gjen prehje në New York pas refuzimit nga Rusia

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nuk e pati fatin të renditet përkrah vajzave në “Miss Universe” që do të mbahet në Rusi me 9 nëntor, për shkak se nuk e pranuan. Por Mirjeta Shala po vazhdon të shijojë New Yorkun, pa problem.

Përveç një seti fotografish të cilat ia bëri fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, para se të ikte drejt Moskës, si fotograf zyrtar i ‘Miss Universe’, Shala ka zhvilluar edhe një set tjetër fotografik nga fotografja e njohur nga Shqipëria Iva Kozeli.

UBT

Por, ajo që po e shijon më shumë bukuroshja, besohet të jetë qyteti i bukur i New Yorkut. Kështu të paktën ka pohuar “Miss Universe Kosova” përmes rrjetit social ‘Facebook’ ndërsa përbri disa fotove të këtij qyteti ajo ka shkruar “Soo a beautiful place”.(Tribuna)