Eko Higjiena

Gjëmë po bëjnë fshatrat malore

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjëmë po bëjnë fshatrat malore – Qysh na lanë kështu mbas dore ?! Dalë nga dalë ikën banorët – Mbetën shkretë shtëpitë,oborret !…Përjetuam vuajtje e tmerr –

Nëpër shekuj na lanë n’ terr !
N’ vatrat tona s’ kishte dritë –
Për gazepi jemi rritë !…
Nëpër fshatra të Gollakut –
Jemi rritë me dritë t’ oxhakut !

Rrallë ndokush në oda t’ burrit –
Kishte llamba të vajgurit !
Kur e panë se banorët ikën –
Ngritën shtyllat elektrike !
Sot , n’ këto shtylla elektriku –

Po troket veç qukapiku ! …
Shumë kanë vuajt malësorët e shkretë –
N’ rrugë të largëta deri n’ qytet !
Herë n’ Gjilan e herë n’ Prishtinë –
Duke i bartë barrët mbi shpinë !
Kodër m’ kodër , mal me mal –
S’ kishte rrugë se kah me dalë !

Me kuaj e me gomarë –
Kanë bartë miell , kanë bartë barrë !
Nëpër rrugë me shumë mundime ,
Shkonin larg për furnizime –
Për t’ iu sjellë ushqim familjeve ,

Eco Higjiena

Për t’iu blerë veshë-mbathje fëmijëve !…
Edhe nuset kur i kanë marrë –
Me kuaj e me gomarë !…
Rrallë kush kishte kerre t’ drunjta ,
Gëzimit – vend s’ i linte vuajtja !

Kur s’ mbet kush ma në këtë vend –
Vonë , dikujt i ra ndër mend !
Rrugë asfalti të shtrojnë kah bjeshka –
N’ to t’ shëtisin gjarpërinj e breshka !…
T’ kishin pas këto fshatra dritë –
Kush prej tyre s’ kishte ikë !
T’ kishte dalë me kohë asfalti –

Do t’ lulëzonte buka e mjalti !
Nuk do t’ shkonte askush n’ qytet ,
Nuk do t’ ikte askush n’ kurbet !
Nuk do t’ mbetej Malësia e shkretë –
Do t’ bëhej parajsë e vërtetë !

Gjilan, më 06.08.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.