Uji Dea

Gjeli i shqiptarit, model për UBS

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Banka më e madhe e Zvicrës, UBS ka zgjedhur gjelin e Ibrahim Zahirit, si model për të promovuar produktet bankare për klientët e saj.Pse pikërisht gjelin e shqiptarit, a nuk kishte gjela të tjerë në Zvicër?

“Ky është gjel i veçantë. Ja, shikoje, sa elegant është dhe krenar. Është po ashtu racë e vjetër dhe shumë karakteristike. Gjelin e bën të veçantë edhe këndimi i tij “, po na shpaloste me entuziazëm disa nga fshehtësitë e hobit të tij, kultivimit të pulave.

„Racë shumë e vjetër dhe ndër më të ruajturat në mesin e racave të pulave në Zvicër “, thotë Zahiri.

Me gjelin e Ibrahim Zahirit është bërë një set i fotografive dhe një video klip nga një agjenci e marketingut e porositur nga UBS.

Ibrahimi është anëtar aktiv dhe kryetar i shoqatës për kafshët e imta (Kleintiere Schweiz) në Regensdorf.

Ai është njëri nga kultivuesit e rrallë shqiptarë të pulave në Zvicër.

Si pjesë e kësaj shoqate, Zahiri kishte fituar të drejtën të sigurojë një kopsht për të kultivuar shpezë të ndryshëm sidomos të racave të veçanta të pulave në mesin e 100 racave që janë të njohura në Zvicër.

Si u bë që vendosi të merrej me kultivimin e pulave?

Zahiri kishte filluar më 2002 kultivimin e racave të ndryshme të shpezëve në një kopsht mbi Regensdorf.

Ai ka 24 pula të ngjyrave të ndryshme, aq i lejohet me rregullore për të siguruar hapësirë të mjaftueshme familjeve të pulave.

Zahiri kishte migruar në moshën 13 vjeçare në Zvicër. Prej atëherë ishte treguar dashamirës i kafshëve madje ishte dhe anëtar i organizatës për përkujdesjen ndaj kafshëve “Tier Heim”. Ai kishte sjellë këtu me vete pasionin e ruajtjes së kafshëve prej Kosovës. Në mesin e shumë aktiviteteve në Zvicër, ai ka zgjedhur si hobi kultivimin e pulave, ruajtjen e racës dhe rritjen e numrit të kultivuesve tjerë.

Zahiri merr pjesë për çdo vit në prezantime të ndryshme të kafshëve nëpër Zvicër.

Me këtë lloj gjelash që e kultivon Zahiri, ai disa herë ka zënë vendin e parë në prezantimet e ndryshme të shpezëve.

Uji Dea

“Aty si kriter merren parasysh pendlat, ngjyra, forma dhe paraqitja e tyre etj.”, thotë Ibrahimi me prejardhje nga Gjilani, ndërsa, bashkë me bashkëshorten e tij, përgatit me zell dhe dashuri gjelin e zgjedhur nga UBS, për ta fotografuar.

“E kishim kuptuar se për të përfaqësuar me dinjitet racat tona të pulave, rruga më e mirë ishte kultivimi në bazë të rregullave të këtushme. Të gjitha shpezët janë të regjistruara në shoqatën ” Kleintiere Schweiz “, tha Ibrahimi,

E gjithë familja e angazhuar me pulat

“Këtu e kalojmë një pjesë të mirë të kohës. Është argëtimi dhe preokupimi që më mban vital dhe me disponim të mirë mua dhe familjen time, sidomos dy fëmijët e mi që janë adhurues të kafshëve dhe natyrës”, thotë Ibrahimi.

Duke qenë jo vetëm kultivues i pasionuar por edhe njohës cilësor i historisë së pulave, ai merr pjesë çdo muaj në mbledhjet e shoqatës dhe nëpër seminare të ndryshme, që synim ka kultivimin e racave të veçanta të pulave në nivel vendi.

Ibrahim Zahiri ka për synim që pasionin e tij ta përcjell te bashkëkombësit tjerë, dhe me këtë ai ka treguar se shqiptarët në Zvicër nuk e kanë hobi vetëm futbollin por edhe ruajtjen e kafshëve dhe natyrës duke u bërë pjesë e shoqatave të vendit për ruajtjen dhe kultivimin e kafshëve.

Ibrahim Zahiri (Detailhandelsspezialist) është menaxher në disa filiale të rrjetit të shitoreve të “Denner-it” në Zvicër. Shqiptari me origjinë nga Kosova merret edhe me politikë. Ai është zgjedhur vitin e kaluar këshilltar në Asamblenë e Komunës së Glatbrugg-ut.

Në fakt Zahiri gjithmonë është marrë me aktivitete të ndryshme, duke u angazhuar në fusha të ndryshme kulturore dhe sociale.

Për pesë vite radhazi ai ka qenë kryetar i këshillit të prindërve në shkollën më të madhe të kantonit të Cyrihut, kurse tash është kryetar i këshillit të prindërve në një shkollë tjetër (Oberstufe).

Gjithashtu ai është bashkëthemelues dhe bashkëiniciator për themelimin e shoqatës Glatt-Alb, e cila angazhohet në fushën e integrimit të shqiptarëve në Zvicër.

Nga vendlindja ka sjellë me vete pasionin për kafshët

Zahiri kishte migruar në moshën 13 vjeçare në Zvicër. Prej atëherë ishte treguar dashamirës i kafshëve madje ishte dhe anëtar i organizatës për përkujdesjen ndaj kafshëve “Tier Heim”. Ai kishte sjellë këtu me vete pasionin e ruajtjes së kafshëve prej Kosovës. Në mesin e shumë aktiviteteve në Zvicër, ai ka zgjedhur si hobi kultivimin e pulave, ruajtjen e racës dhe rritjen e numrit të kultivuesve tjerë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.