RCCOLA

Gjeli i mëngjesit të vdekshëm

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Poezi nga Ramadan Mehmeti

Kot bën grevë
Në këtë natë
Gjuhën s’ta kupton dita
Dhembja është bukuri

Dielli u pagëzua
Udhëtar i humbur
Në thellësinë e frikës
Prapë misteri i botës

Uji Dea

Hënë e përgjakur
Ndrit trishtimin e natës
Derisa minjtë
Grimcojnë librin e fatit

Kot bën grevë
Gjel i mëngjesit të vdekshëm
Dita është vuajtje
Për Qentë e Sallhanës