Uji Dea

Gjatë nëntë muajve u regjistruan mbi 2 mijë ndërmarrje të reja, u shuan 367

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga janari e deri tashti janë regjistruar 2 mijë e 852 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbyllur 376. “Në tremujorin e tretë të vitit 2023 (TM3) gjithsej janë regjistruar 2 852 ndërmarrje dhe janë mbyllur 376 të tjera.

Në TM-3 2023, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2022) kemi rritje për 7.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM-3 2022) kemi rritje për 4.8% të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas të dhënave të ASK-së, aktivitetet ekonomike më të pëlqyera gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 617 (21.6%), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 334 (11.7%), akomodii dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 228 (10.1%), ndërtimtaria me 275 (9.6%), prodhim me 272 (9.5%), etj.

Hidromorava

Struktura e ndërmarrjeve të regjistruara sipas kategorisë së numrit të të punësuarve në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 765 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.9%), me 5 deri 9 të punësuar janë 69 sosh (2.4%), 10 deri në 19 të punësuar 14 (0.5%), 20 deri 249 të punësuar me 4 (0.1%) ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk kemi ndërmarrje të reja në këtë tremujor.

Sa u përket ndërmarrjeve të shuara, në TM3 2023 kemi 376 ndërmarrje apo rënie prej -5.5%, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2023). Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kemi rritje për 1% të ndërmarrjeve të shuara.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron Komuna e Prishtinës me 825 ndërmarrje të regjistruara (28.9%), Ferizaj me 274 (9.6%), Prizreni me 236 (8.3%), Gjilani me 190 (6.7%), Gjakova me 150 (5.3%) dhe Peja me 145 (5.1%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.