UBT

Gjatë kontrollit në restorant “Kalaja” në Kllokot policia sekuestron një pistoletë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Më 10 nëntor 2017 rrethe orës 00:30 min, Policia e Kosovës, Drejtoria për migrim dhe të huaj nga Shtabi Qendror, e mbështetur nga Njësitet e Specializuara Operative në Prishtinë, kanë kontrolluar restorant “Kalaja “ në Kllokot ku gjatë kontrollit te i dyshuari Shqiptar shtetas i Maqedonisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë –SIG me kalibër 9 mm prodhim Zviceran me pesë (5) copë fishek.

RCCOLA

I dyshuari është intervistuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe me vendim të prokurorit të shtetit për krime të rënda rasti klasifikohet si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari me aktvendim ndalet për 48 orë në mbajtje. Rasti procedohet në procedurë të shpejt në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/