Mobi Casa

Gjatë këtij mandati Kosova do të anëtarësohet në NATO dhe në BE

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi tha se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, Kosova do të anëtarësohet në NATO dhe në BE. Gjatë një takimi me banorët e fshatit Barilevë, Thaçi, theksoi se në mandatin e ardhshëm do të ketë më pak politikë e më shumë zhvillim ekonomik. Ai shprehu bindjen se PDK-ja do ta udhëheq Qeverinë edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka provuar ta vozis traktorin dhe të mbjell patate në fshatin Barilevë afër Prishtinës. Ai vizitoi fermerin Besim Rexha, i cili merret me kultivimin e patates. Thaçi shprehu zotimin për mbështetje për të gjithë fermerët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës për katër vjetët e ardhshëm ka menduar dhe planifikuar që t’i ndajë 500 milionë euro për fermerët e Kosovës, investime këto që do të ndikojnë në rritjen e këtij biznesi, fuqizimin e këtij biznesi, rritjen e prodhimit, hapjen e vendeve të punës dhe pagesat edhe më të mira”, u shpreh Thaçi.

Kreu i Qeverisë vizitoi edhe biznesin tjetër të familjes Rexha, fabrikën për prodhimin e kubëzave “RUB”. Edhe aty, Thaçi theksoi se nga fondi për punësim prej 1.5 miliard eurosh, do të përfitojnë të gjitha bizneset.

Uji Dea

“Bizneset çfarë i vizituam sot do të mund të jenë përfituese potenciale, duke pasur edhe performancën e mirë dhe do të mund të zgjerohen më tepër, do të mund të krijojnë edhe vende të reja të punës. Natyrisht duke i paguar edhe punëtorët shumë mirë”, u shpreh Thaçi.

Kryeministri Thaçi mbajti edhe një takim me banorët e Barilevës, ku shpalosi pjesë nga platforma e PDK-së, “Misioni i Ri”. Ai tha se në mandatin e ardhshëm do të ketë më pak politikë e më shumë zhvillim ekonomik, porse për vendimet e rëndësishme ekonomike i nevojitet një mazhorancë me e fuqishme.

“Vetëm një lidership që ka guxim, që ka shpresë dhe optimizëm dhe që beson në suksesin e vendit dhe shoqërisë, mund ta çojë përpara këtë proces”, u shpreh Thaçi.

Kreu i Qeverisë dhe i PDK-së, Hashim Thaçi shprehu bindjen se do ta qeverisë vendin edhe gjatë mandatit të ardhshëm, ndërsa theksoi se ai do të jetë mandat i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.