RCCOLA

Gjatë grabitjes e vrasin kryefamiljarin Hysen Kqikun

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria e Qarku në Gjilan ka ngritur aktakuzën kundër Liridon Zeqirit dhe Florim Leci të dyshuar për vrasjen e Hysen Kqikut më 12 mars 2012. Këta dyshohen se gjatë grabitjes e kanë goditur me thikë e boksa të hekurt Hysen Kqikun duke i shkaktuar shtatë plagë prerëse nga të cilat më vonë edhe vdes.

Vrasja e Hysen Kqikut i moshës 51 vjeçare e ndodhur më 12 mars 2012 pati tronditur qytetin e Gjilanit. Dy hajna derisa kishin grabitur shtëpinë e tij ishin ndeshur me viktimën ku edhe e godasin disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Prokuroria e Qarkut ka ngritur aktakuzën kundër Liridon Zeqirit dhe Florim Lecit të cilët akuzohen për veprën penale “rastet e rënda të vjedhjes grabitqare. Në aktakuzën që e ka ngritur prokurori Agron Uka thuhet se Liridon Zeqiri dhe Florim Leci dyshohet se më 12 mars 2012 në lagjen “Dheu i Bardhë” në bashkëveprim me të miturin L.Z. kanë kryer vjedhjen grabitqare.

Mobi Casa

Sipas aktakuzës të dyshuarit paraprakisht kanë qenë të përgatitur me thikë e boksa të hekurt dhe shufër metali. Ata derisa tentojnë të vjedhin gjësende të shtëpisë fillimisht e takojnë viktimën Hysen Kqikun, por më vonë edhe vëllain e tij Hajredin Kqikun.

Aktakuza saktëson se të dyshuarit e kanë goditur disa herë me thikë dhe boksa të hekurt duke i shkaktuar viktimës shtatë plagë prerëse, shpuese në toraks. Pas kësaj gjendjeje të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes kurse viktimës edhe pse i japin ndihmë anëtarët e familjes, nuk mund t`i mbijetojë plagëve të marra.

Në këtë rast pritet të dëshmojnë mbi 7 dëshmitarë si dhe palët e dëmtuara./rajonipress/