Mobi Casa

Gjasula flet para ndeshjes me Poloninë: I gatshëm të luaj kudo, të kënaqur edhe me një pikë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Klaus Gjasula u paraqit sot në konferencën për shtypin përpara ndeshjes ndaj Polonisë.

Mesfushori që aktivizohet në Bundesliga 2 me Darmstad, preku disa tema të ndryshme, duke nisur nga takimi i parë eliminator, trajneri Sylvinho dhe objektivat e Kombëtares.

33-vjeçari tha se ndihet mirë, derisa është i gatshëm të luaj edhe në qendër të mbrojtjes.

Gjendja fizike – “Gjendja fizike është në rregull. Luajta 20 minuta në ndeshjen e fundit, isha ok, por të shohim nëse do të jem në gjendje të luaj nga minuta e parë. Do të jap maksimumin nëse luaj, dua të ndihmoj shokët”.

FIDANISHTJA

Qendra e mbrojtjes – “Po, do të isha gati të luaja edhe në qendër të mbrojtjes. Jam mësuar me atë rol. E vendos trajneri, por jam gati të luaj në mbrojtje”.

Atmosfera– “Kemi një frymëmarrje të re, trajneri ka shumë energji. Jemi optimistë që do të bëjmë mirë”.

Sylvinho – “Çdo trajner ka idetë e veta për të luajtur futboll. Kemi një skemë të re, të gjithë janë dakord dhe do të japin maksimumin. Trajneri na është dukur shumë mirë në ditët e para. Me emocion dhe energji, ka qenë shumë mirë deri tani. Sylvinho na ka treguar idetë e veta. Në të ardhmen do të bëhet më mirë”.

Ndeshja me Poloninë– “Ne shkojmë në Poloni për të kapur maksimumin, por edhe një pikë është mirë. Të dy ndeshjet me Poloninë kanë treguar se mund të marrim pikë. Ata kanë kualitete të mira. Do të jemi shumë të përqendruar që të mos bëjmë gabime. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.