Eko Higjiena

Gjashtë vjet burgim për rrahjen e 40 shqiptarëve gjatë luftës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ivan Radivojeviqi do të vuajë vetëm gjashtë vjet burgim për torturat që u kishte shkaktuar fqinjëve të tij shqiptarë në Fushë-Kosovë, në vitin 1999, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Apelit ia ka hequr atij dy vjet nga dënimi prej tetë vjetësh të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, megjithatë ka vërtetuar se Radivojeviq ka kryer krime lufte kundër popullatës civile. Kolegji prej dy gjyqtarësh të EULEX-it dhe një vendës ka refuzuar ankesën e ish-rezervistit të Policisë së Serbisë si të pabazuar duke vërtetuar tërësisht dënimin.

FIDANISHTJA

Në këtë mënyrë Apeli ka vërtetuar se ai kishte qenë pjesë aktive e forcave paraushtarake duke rrahur, torturuar, vrarë e dëbuar shqiptarët nga shtëpitë e tyre në Fushë-Kosovë.

Ivan Radivojeviq ishte shpallur fajtor më 12 shkurt të vitit 2014, për krime lufte ndaj popullsisë civile, të kryera në Fushë-Kosovë, gjatë vitit 1999. Për këtë vepër ai ishte dënuar me 8 vjet burgim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.