ARKATANA

Gjashtë vjet burg për kidnapim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një trup gjykues në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, dënoi Arben Sfishtën me gjashtë vjet burgim për veprën penale të kidnapimit në bashkëkryerje.

Trupi gjykues shpalli Sfishtën fajtor për kidnapimin e Denis Shalës në dhjetor 2005. I pandehuri liroi Shalën pasi që i ati i viktimës, Gani Shala, pagoi një shpërblesë prej dyqind e tridhjetë mijë eurosh në një rrugë të pashtruar afër fshatit Bradash.

Uji Dea

Arben Sfishta ishte bashkë i pandehur me persona të tjerë gjatë gjykimit të mbajtur më 2009; megjithatë gjatë gjykimit ai ju iku autoriteteve. Atë e zuri dhe e arrestoi policia në prill 2012 dhe pastaj u soll para gjyqtarit i cili i shqiptoi atij paraburgimin.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i PSRK./rajonipress/