Gjashtë vite nga formimi i komunës së Ranillugut

Gjilan – Me rastin e gjashtë vjetorit të formimit të komunës së Ranillugut, zyrtarët e saj në mënyrë solemne kanë shënuar këtë ditë. Gjashtë vjet pas konstituimit të komunës më 05.01.2010, pushteti lokal, gjegjësisht udhëheqësit, delegatët, zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e Ranillugut të kënaqur kanë kujtuar gjashtë vitet e fundit dhe kujtuan rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe.
Duke përshëndetur të gjithë të pranishmit, kryesuesi i K.K të Ranillugut, Sasha Aleksic, falënderoi të gjithë delegatët, punonjësit dhe udhëheqjen e komunës në punën e zellshme dhe të kujdesshme që komunën e Ranillugut ka vendosur në themele të forta dhe shprehu shpresën për një punë edhe më të mirë dhe më të përkushtuar.
Kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq para zyrtarëve të pranishëm, delegatëve, udhëheqjes dhe bashkëpunëtorëve të komunës shprehu kënaqësi të madhe me të arriturat dhe rezultatet e komunës së Ranillugu që ka arritur në periudhën e kaluar, sidomos në vitin e mëparshëm 2015-të.
“Të gjitha rezultatet janë arritur në vetëm gjashtë vjet të ekzistencës, komuna nuk do të kishte qenë e mundur pa përkushtimin vetëmohues të delegatëve të Kuvendit Komunal, zyrtarët dhe drejtorët e drejtorive. Ne kemi arritur që nga komuna e Ranillugut të krijojmë një institucion të qëndrueshme që mund të shërbejë si një shembull se si duhet të duket një qeveri lokale. Ne do të angazhohemi që të rrisim intensitetin dhe angazhimin edhe më të madh për të mirën e qytetarëve dhe komuniteteve, që standardi i jetesës së popullsisë nga viti në vit të ngritet në një nivel më të lartë. Jam i sigurt se viti aktual 2016 do të jetë vit në të cilin ne kemi hyrë me siguri të jetë viti më i suksesshëm për komunën e Ranillugut deri më tani, kjo dëshmohet nga rritja e vazhdueshme e produktivitetit nga viti në vit “, tha zoti Mikiq.
Pas prezantimit të kësaj z. Mikic, zyrtarët e dalluar në punën dhe bashkëpunëtorët e komunës së Ranillugut u nderuan me mirënjohje dhe nga një dhuratë modeste./rajonipress/