ARKATANA

Gjashtë ushqimet që zhbllokojnë arteriet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në vijim ju paraqesim gjashtë nga ushqimet, me ndihmën e të cilave mund t’i zhbllokoni arteriet e mbyllura dhe të parandaloni shfaqjen e sëmundjeve serioze

Lëngu nga boronicat e kuqe

Pini tri gota të këtij lëngu çdo javë dhe me sukses do të zhbllokoni arteriet. Ky lëng shton aftësinë e qelizave në absorbimin e yndyrave dhe prodhimin e energjisë dhe nuk lejon grumbullimin e yndyrës brenda enëve të gjakut.

Shega është një antioksidues shumë i fuqishëm që ndihmon kundër forcimit dhe bllokimit të artereve, sepse zvogëlon dëmtimin e enëve të gjakut dhe parandalon përparimin e sëmundjes.

Vaji i ullirit

Hulumtimet kanë treguar se vaji i ullirit në mënyrë fantastike parandalon kolesterolin. Ai oksidohet dhe ngjitet për arterie. Pjesa më e rëndësishme e vajit të ullirit janë yndyrat e pangopura që e eliminojnë kolestrolin e keq.

Hudhra

Fundamenti

Hudhra që moti përdoret për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Në fillim ishte përdorur në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës, por është vërtetuar se ka ndikim të hatashëm edhe në kalcifikimin e arterieve koronare.

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me acid folik dhe kalium, që ndihmojnë në parandalimin e hipertensionit. Liron arteriet dhe parandalon kolesterolin dhe sulmet e zemrës në të njëjtën kohë. Lutеina, një komponentë tjetër në spinaq, ndikon si mbrojtës i fortë kundër degjenerimit makular.

Domatja

Hulumtuesit nga Koreja Jugore kanë zbuluar substancën në domate që ndihmon në parandalimin e forcimit të arterieve. Quhet likоpеn dhe domates ia dhuron ngjyrën e kuqe. Për më shumë, ata kanë zbuluar se femrat me nivel të lartë të likopenit në gjak kanë më pak probleme në arterie.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.