Eko Higjiena

Gjashtë ushqimet që i konsumoni çdo ditë, të cilat e ‘vjedhin’ energjinë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

A jeni pyetur ndonjëherë pse energjia në mënyrë drastike ju bie gjatë pasdites? Ndoshta faji është te kafjalli juaj i preferuar, zamra apo dreka.

Tretmani për humbje në peshë nga mjeku japonez.

BANANET

“Ushqimet e pasura me magnez, siç janë bananet apo farat e kungullit, mund t’ju lodhin”, thonë ekspertët. Ky mineral në fakt ndikon duke relaksuar muskujt, prandaj është mirë ta hani para se të shkoni në shtrat, por gjatë ditës mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur.

MISHI I KUQ

Konsumimi i mishit përmes hamburgerëve do të mund të ndikojë në ndjenjën që të ndiheni i përgjumur. Nevojitet shumë energji që mishi i kuq të tretet, kështu që e gjithë energjia që e posedoni aktualisht shpenzohet në tretjen e tij. Ekspertët në vend të mishit të kuq ju sugjerojnë të hani mishin e peshkut skumbri, sepse aminoacidet omega 3 shtojnë nivelin e energjisë.

ËMBËLSIRAT

Konsumimi i desertëve me sasi të lartë të sheqerit mund t’ju dërgojë në “komë prej ushqimi”, madje shumë shpejt. Aq sheqer sa sillni në organizëm po aq do të lirohet insulinë, që sekreton hormonin triptofan në tru, i cili ju dërgon në gjumë. Në fillim ju ngre lart, por sa hap e mbyll sytë ju fut në gjumë.

UBT

Lexoni edhe:
Studimet identifikojnë proteinën e re në qumësht që shkakton alergjinë

BUKA E BARDHË

Nëse përzgjidhni karbohidratet me indeks të lartë glikemik (si buka e bardhë apo orizi i bardhë), në vend të atyre si drithërat (si buka nga drithërat integrale apo orizi integral), dijeni se ata nuk përmbajnë elemente kyçe që shkaktojnë ndjenjën e forcës dhe ngopjes. “Karbohidratet me indeks të lartë glikemik nuk përmbajnë shumë fibra, kështu që shpejt absorbohen dhe nuk ofrojnë energjinë e nevojshme”, thonë shkencëtarët.

QERSHITË

Hulumtimet kanë treguar se qershitë dhe lëngu i trashë i qershisë ndihmojnë para gjumit, sepse përmbajnë melatoninë. “Qershitë në fakt edhe e rregullojnë gjumin, kështu që me këtë rast ofrojnë ndihmë, por nuk përbëjnë një zamër midis ditës, pasi që do të ndiheni të lodhur dhe të përgjumur dhe më pak të përqendruar.

KAFEJA

Edhe pse ju duket krejt e pabesueshme, ekspertët pohojnë se pijet e pasura me kafeinë, kafeja apo çaji, mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Këto pije mund t’jua shtojnë energjinë që mund të zgjatë rreth një orë ose një orë e gjysmë, e më pas do ta ndjeni lodhjen. 200 deri 300 miligramë kafeinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.