Hidromorava

Gjashtë ushqimet e pasura me karbohidrate

/ 2 minuta lexim

Nëse dëshironi të humbni në peshë apo ta mbani nën kontroll peshën që keni, karbohidratet janë gjëja e parë nga çfarë duhet pasur kujdes në ushqim. Ëmbëlsirat, buka dhe makaronat janë armiqtë e linjës vitale, por ekzistojnë edhe ushqime popullore të pasura me karbohidrate dhe mos i anashkaloni, por konsumoni me sasi të moderuar.

Gështenjat

Tridhjetë gramë gështenja numërojnë rreth 15 gramë karbohidrate dhe më pak se një gram proteina (e njëjta sasi e kikirikëve dhe bademit kanë rreth gjashtë, e arrat më pak se katër gramë karbohidrate). Nga ana tjetër, gështenjat përmbajnë vetëm 1/3 e kalorive si sasia e njëjtë me fruta me lëvozhgë të fortë.

Fiku i thatë

Nuk ka kurrfarë dyshimi se fiku është superushqim, përplot me fibra, e janë burim me vlerë për bakër, kalium, mangan dhe vitamina B. Por kur e thani, fiku është përplot me karbohidrate. Nëse hani vetëm gjashtë fiq të thatë keni konsumuar më shumë se tridhjetë gramë karbohidrate.

Biskotat nga thekra

Shumica i konsumojnë në vend të bukës dhe mendojnë se mund ta konsumojnë në sasi të pakufizuar, por kjo është mashtrim. Tridhjetë gramë biskota nga thekra përmbajnë rreth 23 gramë karbohidrate. Plus, këto karbohidrate nga kokrra e grurit, prandaj biskotat nga thekra kanë vlerë të madhe ushqyese.

KKGJILAN

Biskotat pa sheqer

Biskotat që nuk përmbajnë sheqer përmbajnë sasi më të vogël të karbohidrateve nga biskotat me sheqer – tri biskota nga çokollata pa sheqer përmbajnë rreth 20 gramë karbohidrate, e tri biskota me sheqer përmbajnë rreth 28 gramë karbohidrate.

Fasulja e konservuar

Fasulja është përplot me karbohidrate dhe fibra,e po ashtu edhe proteina. Por, fasulja e konservuar në shumicën e rasteve përmban shumë sheqer shtesë, rreth 12 gramë në gjysmë gotë, e për femra sugjerohet të mos konsumojnë më shumë se 24 gramë sheqer në ditë.

Lëngu i kumbullave të thata

Nëse kumbullat e thata i lini në ujë gjatë natës do të fitoni një lëng përplot me fibra, vitamina C, K, B6 dhe B3, por dy decilitra lëng nga kumbullat e thata përmbajnë edhe 45 gramë karbohidrate. Mirëpo, sheqeri natyral në këtë lëng është më i shëndetshëm se ëmbëltuesit artificial që gjenden në shumë lëngje.

(Kosova Sot)