Gjashtë shqiptarë te Zvicra
Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar në përfaqësuesen e Zvicrës për dy ndeshjet e radhës. Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, të premten ka publikuar listën me emrat e 25 futbollistëve të ftuar.
Zvicra më 10 qershor luan miqësore me Lihtenshtajnin, ndërsa më 14 qershor në udhëtim luan ndeshje kualifikuese me Lituaninë.
Petkoviq për këtë ndeshje ka ftuar: Valon Behramin (Hamburg), Blerim Xhemailin (Galatasaray), Pajtim Kasamin (Olympiacos), Admir Mehmedin (Freiburg), Xherdan Shaqirin (Inter) dhe Granit Xhakën (Borussia Moenchengladbach).
http://koha.net/?id=6&l=60756


