UBT

Gjashtë rregulla zemërshpëtuese për femrat

/ 3 minuta lexim

Gratë e reja mund t’i evitojnë ataket kardiake duke ndjekur gjashtë rregulla të thjeshta për një jetë të shëndetshme. Nuk duhet shumë për një gjë të tillë. Kjo provohet në të dhënat e një studimi të publikuar në “Journal of the American College of Cardiology”.

Mos pini duhan

Cigaret janë të dëmshme veçanërisht për gratë, pasi studimet kanë treguar se tek to e rrisin 5 herë rrezikun për arterosklerozë krahasuar me burrat. Gjithashtu duhani rrit rrezikun për goditje në tru tek gratë që marrin pilula kundër shtatzënisë. Dhe, si të mos mjaftonte zemra, duhani prish ciklin menstrual duke favorizuar një menopauzë të parakohshme.

Mos u shëndoshni

Hapi i dytë është mbajtja e një peshe brenda normës pa u shëndoshur shumë. Kilet e tepërta i peshojnë zemrës sepse e detyrojnë të puojë më shumë dhe më gjatë, duke e bërë kështu të lehtë prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare. Dhjami më i rrezikshëm është ai i barkut, që pas menopauzës tenton të rritet gjithnjë e më shumë.

Një regjim ushqimor i shëndetshëm

Dieta mesdhetare është shembulli më i mirë për ushqimet e mira për zemrën, siç e kanë treguar studimet e shumta. Pra, shumë fruta, perime dhe drithëra integrale si dieta e çdo dite.

Eco Higjiena

Ushtrimet fizike

Rregulla e katërt për mirëqenien e zemrës femrërore është sasia e duhur e ushtrimeve fizike: të qenët në formë stërvit edhe aparatin kardiovaskular, përveçse ndihmon për të qenë në peshën e duhur, të ushtruarit bën që të ulen të gjithë faktorët e rrezikut për zemrën. Nuk është kurrë vonë për të filluar dhe mjaftojnë edhe 20-30 minuta ecje e shpejtë në dietë.

Një “teke”

Sipas kërkuesve, një sasi e vogël alkooli, ose më mirë një pije në ditë për gratë e ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. E rëndësishme është që vera apo birra të merren si ushqim dhe me sasi të kufizuar, pa u përqendruar në raste të veçanta ku në përgjithësi ekzagjerohet.

Pak televizor

Hapi i fundit për të mbrojtur zemrën e grave është t’i jepet fund qëndrimit të gjatë para televizorit. Nuk duhet qëndruar më shumë se 7 orë në javë para televizorit. Të qëndruarit gjatë ulur është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare./ Arlinda Gjypi