RCCOLA

Gjashtë persona akuzohen për vjedhje, posedim droge dhe kontrabandim të mallrave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Në njërin rast tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vjedhja e pyllit”, në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për shkak të veprës penale “Zjarrvënia” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”.

Fundamenti

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”/rajonipress/