ARKATANA

Gjashtë orë gjumë është e mjaftueshme thonë shkencëtarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një mesatare prej gjashtë orë gjumë është e mjaftueshme edhe në ditët e sotme, mësohet pas një studimi të bërë nga Universiteti i Los Angeles dhe Instituti i Neuroshkencës dhe Sjelljes Njerëzore.

Orët e gjata të punës, qëndrimi para televizorit dhe internetit janë disa nga gjërat që njerëzit fajësojnë për mungesën e gjumit në ditët e sotme, por sipas këtij studimi mësohet se edhe njerëzit që jetojnë në shoqëri më primitive nuk bëjnë më tepër ose më pak gjumë, se njerëzit e botës “industriale”, shkruan Independente, transmeton Koha.net.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Current Biology”. Studiuesit kanë hulumtuar gjumin në tri “shoqëri para-industriale”, në të cilën bëhen edhe krahasimet ndërmjet shoqërive.

ARKATANA

Studimi synonte që të testonte supozimin se reduktimi i kohës së gjumit në botën moderne është i lidhur me trashjen, çrregullimin e humorit dhe sëmundjet e tjera mendore dhe fizike.

94 persona që jetojnë në Tanzani, Namibi dhe Bolivi, të cilët kanë një jetë nomade, të varur në gjueti dhe mbledhjen e ushqimit, janë studiuar për një mijë ditë.

Pas këtij studimi është mësuar se në të tria këto shoqëri orët e gjumit zgjatin nga 5.7 deri në 7.1 orë, me një mesatare prej 6.4 orë në ditë, që është e mjaftueshme për të pasur një gjumë të mirë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.