Uji Dea

Gjashtë muaj degradim të shtetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Më 8 dhjetor (sot) Kosova i bën gjashtë muaj nga koha kur janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa liderët e partitive politike nuk kanë arritur t’i bëjnë institucionet e reja. Ndonëse zgjedhjet e 8 qershorit u vlerësuan si hap përpara në konsolidimin e demokracisë, zhvillimet paszgjedhore nuk arritën nivelin e këtij vlerësimi.

Madje, bllokada që iu bë krijimit të Qeverisë vazhdon të marrë nota kritike nga Bashkësia Ndërkombëtare, pasi që për mungesë institucionesh shumë çështje kanë mbetur pezull. Për mungesë institucionesh ka mbetur pa u zbatuar Marrëveshja Kosovë-Serbi, nuk kanë vazhduar bisedimet politike, zhvillimi ekonomik ka mbetur “shtangë”, investime të huaja nuk ka, ndërsa imazhi i Kosovës jashtë ka rënë për toke.

Uji Dea

Mirëpo, disa nga analistët politikë në vend mendojnë ndryshe. Disa thonë se dëmi më i madh që i ka kushtuar për gjashtë muaj, është se qytetarët e kanë humbur edhe atë pak besim që e kanë pasur tek liderët politikë të vendit, ndërsa sa i përket dështimeve, qoftë politike apo ekonomike, ata thonë se Kosova edhe ashtu ka mbetur mbrapa shteteve të tjera të rajonit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.