UBT

Gjashtë ilaçet natyrale kundër dhimbjes së fytit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dhimbjet e fytit janë dukuri e shpeshtë në këtë sezon. Shkaktari i tyre në rastet më të shpeshta është ftohja apo ajri i thatë, të cilit në ditët e ftohta i ekspozohemi.

Në vend të preparateve artificiale, ju sjellim disa mënyra natyrale, përmes të cilave do ta largoni këtë dhimbje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pijet shëruese

Në një gotë me ujë shtoni çaj limoni, çaj nga menta,lëng nga një limon, një lugë mjaltë dhe gjysmë luge piperit të zi. I përzieni mirë dhe i largoni nga zjarri. Pihet derisa është i ngrohtë.

Receta e gjyshes kundër dhimbjeve në fyt

Në 250 ml ujë shtoni dy lugë mjaltë dhe e ngrohni mirë. E largoni nga zjarri dhe ia shtoni dy lugë lëng limoni.

Qumësht me kanellë

Përzieni një lugë sheqer, sodë bikarboni dhe gjysmë lugë kanellë. Shtoni 250 ml qumësht dhe i përzieni mirë. I vendosni në zjarr të lehtë dhe i përzieni. E largoni nga zjarri dhe i shtoni një lugë mjaltë. Shërbejeni derisa është i ngrohtë.

FIDANISHTJA

Çaj bimor me uiski

Përzieni çajin e gjelbër, kamomilin dhe çajin nga limoni dhe do të fitoni pijen e shëndetshme me plot antioksidues. Shtoni edhe një lugë mjaltë, lëng limoni, xhenxhefil dhe pak uiski.

Uji i njelmët

Formoni një përzierje midis 250 ml ujë dhe një luge kripë. Përzierjen e vendosni në zjarr dhe e zieni. Merrni një gllënjkë, e lëshoni kokën nga prapa dhe shpëlani fytin. Mos e përtypni, por pas dhjetë minutave e hidhni jashtë. Këtë ta përsërisni pesë herë në ditë derisa simptomat e dhimbjes së dhimbjet në fyt të largohen.

Inhalimi

Zieni tri gota ujë dhe hidhni një qeskë çaj limoni, kamomili dhe pak xhenxhefil të freskët. E lini pesë minuta që të ftohet. E vendosni në enë për ta futur kokën apo edhe ta shpëlani fytin.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.