Eko Higjiena

Gjashtë gjëra që i dëmtojnë dhëmbët më së shumti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kushtojuni vëmendje shprehive të këqija, të cilat mund të shkaktojnë bartje të parakohshme të protezave dhe implanteve. Në vazhdim ju sjellim disa gjëra që më së shumti i dëmtojnë dhëmbët…

Mobi Casa

1. Pirja e duhanit. – Përmes duhanit në dhëmbë mblidhet pigmenti i nikotinës, dhe mishrat janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme. Nëse jeni duhanpirës, atëherë keni dy herë më shumë shanse të humbjes së parakohshme të dhëmbëve, në krahasim me joduhanpirësit.
2. Pirsingu (shpimi) i gjuhës. – Kjo është një zgjedhje e keqe për shëndetin e dhëmbëve tuaj, sepse goditja e vazhdueshme e pirsingut metalik në dhëmbë mund ta dëmtojë smaltin e dhëmbëve.
3. Furça dhe pasta e gabuar. – Gjithmonë blini furça gjysmë të buta dhe të buta, ndërsa ato më të vrazhdat shmangni në përgjithësi. Përveç kësaj, gjithmonë zgjidhni një pastë dhëmbësh që përmban fluor.
4. Nxehtë-ftohtë. – Dhëmbëve kurrsesi nuk u përshtaten ndryshimet e papritura të temperaturës, ndërsa edhe vetëm përtypja e akullit dëmton smaltin.
5. Gurëzit në dhëmbë. – Dy herë në vit, patjetër duhet të shkoni për heqjen e gurëzve, sepse në ato depozita grumbullohen baktere, të cilat i dëmtojnë dhëmbët.
6. Pijet e gazuara. – Pijet e gazuara, të cilat janë plot me sheqer, në kontakt me bakteret në gojën tuaj prodhojnë acide agresive të cilat e dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj në mënyrë të pakthyeshme.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.