KKVITI

Gjashtë frutat me më së shumti përmbajtje me ujë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Uji është i rëndësishëm po aq sa oksigjeni për të pasur një jetë të shëndetshme.Trupi nuk mund të funksionojë pa sasinë e mjaftueshme të ujit. Për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë edhe aq ujin, ja edhe disa ushqime, të pasura me ujë, dhe furnizohuni përmes tyre.

SHALQIRI – 92 PËR QIND UJË

Shalqiri është një nga frutat me më së shumti ujë që mund ta hani. Është i pasur po ashtu edhe me kalcium, magnez, kalium dhe sodium, që e mbajnë trupin të dehidruar dhe pakësojnë gjasat ta ndiejmë mungesën e ujit. Sipas studimeve, shalqiri ndihmon në hidratimin trupit dy herë më shumë sesa një gotë ujë pas punës së lodhshme. Përmban edhe vitamina A dhe C, betakartinë dhe likopen.

DREDHËZAT – 92 PËR QIND UJË

Të gjitha llojet e dredhëzave janë ushqim i mirë për hidratim, kjo për faktin se në përmbajtjen e tyre ka 92 për qind ujë. Po ashtu janë të pasura edhe me vitamina C, kalium, fibra dhe acid folik. Fibrat në dredhëza kanë efekt ngopës, duke ju mbajtur larg nevojës për të konsumuar ushqime të grimcuara. Nuk kanë sodium, yndyrë, kolesterol.

GREJPFRUTI – 91 PËR QIND UJË

Ky fryt i lëngshëm, po ashtu vjen nga familja e frutave me më së shumti ujë në përmbajtje. Grejpfruti po ashtu përmban elektrolite të rëndësishme që ndihmojnë në parandalimin e dehidrimit. Përmbajnë fibra të tretshme dhe vitamina C, e po ashtu posedon edhe një sasi të vogël me vitamina A, ato të kompleksit B, E dhe K. Po ashtu përmban dhe kalcium, folate, fosfor, kalium dhe disa fitonutriente.

KKVITI

PJESHKAT – 88 PËR QIND UJË

Pjeshkat përmbajnë 88 për qind ujë, duke i bërë një zgjedhje të duhur për të mposhtur dehidrimin. Pjeshkat e freskëta janë të lëngshme dhe kanë shije të hatashme. Janë të pasura me vitamina, minerale, antioksidues dhe kemikate tjera. Pjeshkat po ashtu janë të pasura me vitamina A, C dhe K, e po ashtu edhe me fibra, kalium, folate, hekur, magnez, fosfor dhe mangan.

ANANASI – 87 PËR QIND UJË

Ananasi është një tjetër fryt që përmban shumë ujë. Ka rreth 87 për qind ujë. Është një fuqi në vete pasur me nutriente, si dhe vitamina A dhe C, timinë, kalcium, kalium, fosfor, mangan, folate dhe fibra. Nuk përmban sodium dhe yndyrë. Është i lëngshëm dhe i shijshëm, e mban trupin tuaj të hidratuar, duke ndikuar edhe hedhjen jashtë të helmeve nga trupi. Për më shumë, e forcon imunitetin, përmirëson tretjen, promovon shëndetin e syve dhe ju forcon eshtrat.

PORTOKAJTË – 87 PËR QIND UJË

E dhe portokajtë zënë vend në listën e frutave me më së shumti përmbajtje me ujë, rreth 87 për qind. Kanë pak kalori, por janë përplot nutriente, si vitamina A, B dhe C, e po ashtu edhe kalcium, magnez, niacinë, kalium, fosfor, mangan, selen dhe bakër. Po ashtu janë të pasur me rreth 170 fitokemikate dhe më shumë se 60 flavonoide me efekte të forta kundër inflamacioneve. Konsumimi i rregullt e forcon imunitetin, përmirëson dukjen e lëkurës, ul kolesterolin.

(Kosova Sot)