Gjashtë diuretikët më të mirë natyralë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Diuretikët parimisht janë përdorur si trajtim për mbetjen e lëngjeve në trup, e po ashtu edhe për gurët në veshka, glaukomë apo hipertension.

Ndaras nga ilaçet nëpër barnatore ekzistojnë ushqime të caktuara që në mënyrë natyrale ofrojnë të njëjtat veti shëruese dhe pa efekte të dëmshme anësore, transmeton gazeta Kosova Sot.

SHALQIRI

Shalqiri, falë përmbajtjes me ujë, është diuretik natyral dhe është i pasur me likopen, antioksidues që e forcojnë trupin dhe parandalojnë dëmtimet nga radikalët e lirë. Shalqiri është i pasur me aminoacide, të cilat ndihmojnë qarkullimin e lëngjeve nëpër vena.

DOMATET

Domatet janë të përbërës nga nëntëdhjetë për qind ujë, e po ashtu përmbajnë sasi të madhe të antioksiduesve cilësorë, likopen, betacarotene, vitamina C dhe selen, e të gjitha ndikojnë dhe janë të përdorshme në parandalimin e radikalëve të lirë që mund të dëmtojnë muret e enëve të gjakut.

TRANGUJT

Uji Dea

Trangujt posedojnë një sasi të madhe të ujit dhe po ashtu janë diuretikë të shkëlqyeshëm natyralë. Janë të pasur me silikon dhe sulfur, elemente që ju ndihmojnë veshkave për të hequr qafe acidin urik, i cili lejon mbajtjen e lëngjeve në trup.

LËNGU I BORONICAVE

Boronicat janë shumë efektive si trajtim kundër infeksioneve urinare, e po ashtu janë një diuretik i hatashëm natyral. Është një antioksidues i fuqishëm, që fshikëzën e mbajnë në një gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore.

KAROTAT

Karotat konsiderohen të jenë një nga perimet më të mira që mund të përdoren si diuretikë natyralë, e po ashtu është thënë se ofrojnë ndihmë në detoksimin e trupit dhe
SELINO

Farat e selinos e shtojnë prodhimin e urinës dhe sekretimin e acidit urik, që ndihmon trupin në mënyrë natyrale të detoksohet. Është e rëndësishme ta kujtoni që selino përmban sasi të madhe sodiumi.

(Kosova Sot)