Uji Dea

Gjashtë ditë e gjashtë net të lidhur për një lisi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Hej , më 1999 – të ,
Në bjeshkë të Istogut , është bërë krim i rëndë !
Hej , tmerri i vërtetë është bërë mbi dy shqiptarë –
Që mbi ta ushtruan serbët paramilitarë !
Refreni :
Hej , gjashtë ditë e gjashtë net , të lidhur për një lisi –
Mbajtën dy shqiptarë , nja dy burra fisi !
Lidhur për një lisi , gjashtë ditë e gjashtë net – e ,
Qëndruan pa ngrënë , pa pirë dhe pa fjet – e !…

Hej, djalë Ali Beqiraj , nga Vrella e Istogut –
Nuk e kishte shoqin n’ rrethin e mbarë logut !
Me plak Sadik Ramqajn , nga fshati Studenicë –
Drejt bjeshkëve t’ Istogut , s’ bashku ishin nisë !
Refreni :
Hej , gjashtë ditë e gjashtë net , të lidhur për një lisi …etj.

Hej, në bjeshkë të Istogut s’ bashku duke u ngjitë –
N’ paramilitarët serbë , kishin ra në pritë !
Paramilitarët serbë i kishin arrestuar
Dhe me ditë të tëra i kishin torturuar !…
Refreni :
Hej , gjashtë ditë e gjashtë net , të lidhur për një lisi …etj.

HW

Hej, Sadik Ramqaj , s’ kishte arrit për t’ mbijetuar
Dhe lidhur për lisi , jetën kishte ndërruar !
Porse Sadik Ramqaj , kurrë nuk do t’ harrohet –
Ndër breza e shekuj , gjithmonë do t’ nderohet !…
Refreni :
Hej , gjashtë ditë e gjashtë net , të lidhur për një lisi …etj.

Hej, por , Ali Beqiraj , i mbijetoi vdekjes s’ rëndë –
Nga ushtria serbe e vitit ’99-të !
Gjashtë ditë e gjashtë net qëndroi lidhë për lisi –
Biri i Vrellës s’ Istogut , trim dhe hero fisi !
Refreni :
Hej , gjashtë ditë e gjashtë net , të lidhur për një lisi …etj.

Gjilan , më 24.06.2019 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.