GRANDEMALL

Gjashtë dëshmitarë të Gjykatës Speciale transferohen jashtë Kosovës

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Të paktën gjashtë dëshmitarë që do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale tashmë janë larguar nga Kosova. Ata janë sistemuar në vende të ndryshme, në pritje të gjykimeve që do të nisin pas themelimit të Gjykatës Speciale.

“Koha Ditore” ka mësuar se këta dëshmitarë të mbrojtur janë nga rajoni i Drenicës, Lipjanit e Shtimes.

Ata konsiderohen dëshmitarë të rëndësishëm të Prokurorisë mbi dëshmitë e të cilëve pretendohet të vërtetohen krimet e supozuara të të akuzuarve të ardhshëm – pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hidromorava

Autoritetet kosovare nuk janë të përfshira fare në transferimin dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Bile as që janë të njoftuar zyrtarisht se shtetas kosovarë janë larguar në drejtim të vendeve të tjera.

Në Task Forcën Speciale për hetimin e pretendimeve që dalin nga Raporti i Këshillit të Evropës kanë thënë se nuk e mohojnë e as nuk e pohojnë transferimin e disa dëshmitarëve nga Kosova.

http://koha.net/?id=27&l=78739

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.