UBT

Gjashtë aktakuza të ngritura për sulm, dhe posedim droge

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale
“Zjarr vënia” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Fundamenti

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave , për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./rajonipress/