Gjashtë aktakuza të ngritura për ndërtim pa leje, shantazh dhe asgjësim i pasurisë
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, të mërkurën me datë 16 tetor 2025 ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor ”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi ”./rajonipress/


