Gjashtë aktakuza të ngritura për dhunë në familje, vjedhje dhe sulm ndaj personit zyrtar

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’ dhe “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja’’./rajonipress