Uji Dea

Gjashtë aktakuza të ngritura dhe një person i ndaluar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hidromorava

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/