Uji Dea

Gjashtë aktakuza për mashtrim, kanosje, dhe keqpërdorim të besimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi”, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

UBT

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”./rajonipress/