KKVITI

Gjaku i drithit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Një fqinj përtej urës, po përgatit kryengritje
Në të gjitha epokat e njeriut
të shtypur ishin të mundurit
të fituarit ishin të fuqishmit
poezia s´kishte dhe aq truall

Duaje këtë dhé me kraharor
përpara krijues të historisë
Kosovë, mbahu; ji në çastin
tënd, dhe rrëmbe çastet tua

Me fqinjë të pasjellshëm
s´kemi si të flasim ndryshe
pos me pavarësinë e fituar
dhe me ligje të mirëfillta

FIDANISHTJA

Në librin e shenjtë shkruan
shqiptarët e lashtë, këtu ku
janë ; edhe para perëndisë
bukën me verë e shtronin

Rrustem Geci