Fundamenti

Gjahtari Arben Ismajli: “Jam dhe mbetem shqiptar”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për shqiptarin e ri, më e rëndësishme se tema e integrimit, është gjuetia. Pak kohë më parë ai ka gjuajtur një dhi të egër.

„Mbase jam shembull i një të huaji të integruar”, thotë Arben Ismaili. Por për shqiptarin e ri më e rëndësishme se kjo temë, është gjuetia. Arbeni pak kohë më parë ka gjuajtur një dhi të egër 14 vjeçare.

Dikush që nuk do t`ia dinte emrin, do ta merrte Arbenin për një vendës denbabaden të Sursilvanit (lokalitet në Graubünden). Së paku kjo përshtypje fitohet nga biseda telefonike me të.

Uji Dea

Kur të kesh hyrë në banesën e 28 vjeçarit, do të shohësh se ai ka një lidhje të fuqishme me Graubündenin. Është gjuetia, ajo që e bën atë dhe banorët e Graubündenit t`u rrahin më fort zemrat. Shtatë trofe gjahu janë të ekspozuara vetëm në muret e korridorit. Në mes dominon një kafkë dreri me gjithë brirët.

Pas pak ditësh, koleksioni i tij do të jetë më i pasur për një trofe. Arbeni ka vrarë një dhi të egër 14 vjeçe në Calfreisen. (Nga Südostschweiz).