Eko Higjiena

GIZ mbajti punëtori në Viti për marketingun regjional

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në organizim të GIZ-it gjerman, është mbajtur sot në Viti punëtoria me temë “Marketingu regjional”, ku merrnin pjesë përfaqësues të drejtorive komunale të komunave të Anamoravës.

Qëllimi i mbajtjes së kësaj punëtorie ishte përzgjedhja e një organizate, e cila do të merrej me përkrahjen e prodhimeve vendore-regjionale që kultivohen në këtë rajon. Mustafë Kastrati përfaqësues i GIZ-it, ka bërë të ditur për kriteret që kërkohen në projektet që janë dorëzuar nga komunat.

Ndërsa zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu ka theksuar rëndësinë e madhe që kanë këto takime, që kanë për qëllim mbështetjen e prodhimtarisë vendore.

Uji Dea

Ai inkurajoi pjesëmarrësit që të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat për të shënuar rezultate sa i përket produkteve që prodhohen në rajonin e Anamoravës. Kurse Ludëig Gar ekspert gjerman, duke prezantuar programin e një marketingu regjional, ka bërë një krahasim të prodhimtarisë kosovare dhe marketingut këtu me atë që e ka të instaluar shteti gjerman.

Ai gjithashtu foli për cilësinë që duhet të ketë produkti, sikurse kërkon edhe një bashkëpunim i palëve me interes, në mënyrë që të ketë rezultate të mira. Eksperti gjerman në këtë prezantim, është fokusuar edhe në konceptin që do të punojë në të ardhmen organizata e prodhimeve regjionale dhe mënyrat e funksionimit të saj. Komunat prezent, kanë prezantuar projektet e tyre dhe prej tyre do të bëhet përzgjedhja e organizatës që do të merret me marketingun dhe plasimin e prodhimeve në treg./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.