Eko Higjiena

GIZ konfirmon gatishmërinë për ta mbështetur sektorin e arsimit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit Nazmi Musa, kanë pritur sot në takim udhëheqësen e arsimit fillor në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare Gjermane GIZ, Dagmar Fuchs – Schmitz, ku kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Zonja Feuchs – Schmitz e njoftoi kryetarin Haziri për trajnimet që kjo organizatë ka bërë me mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave në Gjilan, si dhe për hulumtimin për nivelin e arsimimit në Gjilan dhe në mbarë Kosovën, duke spikatur se Gjilani është në nivel më të lartë se komunat tjera, por nuk duhet të kënaqemi me këtë.

Ajo tha poashtu se duhet pasur një vëmendje të shtuar organizimin e arsimit parashkollor,që do t’u shërbente si bazament shumë i rëndësishëm fëmijëve në nivelet tjera të shkollimit.

Nga ana tjetër, kryetari Haziri pasi ka falënderuar Fuchs – Schmitz për vizitën, theksoi se arsimi në qeverisjen e tij është prioritet, përderisa ka shtuar se do të kenë bashkëpunim shumë të mirë me organizatën ndërkombëtare gjermane GIZ.

ARKATANA

“Ju falënderoj shumë për kontributin tuaj si organizatë në ngritjen e nivelit të arsimit në Gjilan. Unë ju them se prioritet numër një në qeverisjen time e kam sektorin e arsimit. Ne nuk kënaqemi që Gjilani është në nivel më të lartë në sektorin e arsimit se sa komunat tjera. Në fund të qershorit do ta bëjmë një Workshop për të vlerësuar nivelin e secilit mësimdhënës. Do ta bëjmë sektorin e arsimit të qëndrueshëm, për të pasur një edukim cilësor për nxënësit tanë”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri, ndërsa përfaqësuesja e GIZ i ofroi bashkëpunim dhe ndihmesë në vlerësimin e mësimdhënësve në Gjilan.

Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka folur për nevojën e profilizimit të mësuesve të klasave 1-5, pra të bëhen më shumë mësimdhënës në lëndët bazike për ta ngritur këtë nivel shkollor që është tejet i rëndësishëm për bazat e edukimit të nxënësve. Musa theksoi DKA se do të ketë kujdes të shtuar për një organizim sa më të mirë të sektorit parafillor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.