GIZ-i gjerman ofron projekte për të rinjtë kamenicas

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Zonja Becker nga GIZ-i dhe z.Stevanoviç nga Ambasada Gjermane, u shprehën të gatshëm të na ndihmojnë në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe arsimin profesional në komunën tonë ka thënë Qëndron Kastrati.

“Bashkë me përfaqësuesen e organizatës German International Cooperation (GIZ) znj.Julia Becker dhe përfaqësuesin e Ambasadës Gjermane në Kosovë z.Vladislav Stevanoviç, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional dhe mbështetjes për të rinjtë e Kamenicës” kla shkruar Kastrati.

Eco Higjiena

Kastrati ka shtuar se zonja Becker nga GIZ-i dhe z.Stevanoviç nga Ambasada Gjermane, u shprehën të gatshëm të na ndihmojnë në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe arsimin profesional në komunën tonë. “U jam mirënjohës për përkrahjen e tyre dhe ne si qeverisje synojmë që të krijojmë reforma më të mira në arsim dhe mbështetje për rininë tonë” ka shtuar Kastrati./rajonipress/