Uji Dea

GIZ certifikon mësimdhënësit e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Gjilan sot janë ndarë certifikata për mësimdhënësit e klasave 1-5, me fokus kryesisht në lëndën e matematikës dhe lëndëve të fushës së shkencave natyrore.

Të gjitha shkollat kishin mësimdhënësit e tyre në këtë trajnim, me qëllim të ndryshimit të gjendjes dhe cilësisë në arsim si dhe angazhim konkret në përmirësim të rezultateve për nxënësit e shkollave të Komunës së Gjilanit.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka thënë se puna dhe përkushtimi për arsimin gjilanas janë të pandërprera, me angazhimin për rritje të cilësisë, ndërsa trajnimi dhe fokusi për lëndët e shkencave natyrore, janë përherë nevojë e perfeksionimit.

“Duhet të bëjmë vazhdimisht punë në këtë drejtim. Cilësia në arsim është prioritet i këtij viti. Rezultatet e nxënësve tanë përherë e më tepër po shënojnë rritje të fuqishme nëpër të gjitha matjet e bëra. Ky trajnim i mbajtur për mësimdhënësit, është domosdoshmëri, sepse kështu avancohemi me kontroll të vazhdueshëm. Falë trajnimeve të organizuara nga GIZ dhe të implementuar nga CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Bazë), rezultatet po shihen menjëherë në matjet e fëmijëve në garat lokale, shtetërore dhe ndërkombëtare”, ka thënë, drejtori Nazmi Musa.

UBT

Ndërsa nga ana e saj përfaqësuesja e GIZ-it, Dagmar Fuchs, ka thënë se angazhimi dhe puna me arsimin në përgjithësi në Gjilan, është në nivelin e tillë që shënon vetëm rezultate të prekshme dhe gjithnjë impresionuese.

“Kishim një gjendje tjetër dhe kemi një tjetër sot, sa i përket nivelit të arsimit. Kur krahasojmë pasqyrën e rezultateve që kishim më parë dhe ato që kemi pas trajnimit shohim ndryshime jashtëzakonisht impresionuese. Do të angazhohemi gjithnjë dhe do të mbetemi të lidhur ngushtë me Gjilanin edhe gjatë të ardhmes”, ka thënë në fjalën e saj Fuchs.

Në fund, drejtori i DKA-së ka ndarë mirënjohje zonjës Fuchs në shenjë falënderimi për kontributin që ka dhënë GIZ në organizimin e trajnimeve të mësimdhënësve si dhe përkushtimin e vazhdueshëm për ngritjen e cilësisë së arsimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.