Uji Dea

Giresse thotë se nuk po e mendon dorëheqjen, tregon pse nuk po luajnë futbollistët e Ballkanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kombëtarja e Kosovës do të përballet nesër me Qipron, në ndeshjen e fundit në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.Ndeshja e nesërme ka rëndësi të madhe për të dy ekipet kombëtare, shkruan Gazeta Express.

Kosova synon fitoren për të ruajtur pozitën e dytë në grup, në të cilën momentalisht renditet me 6 pikë – vetëm një më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro.“Dardanëve” i mjafton edhe barazimi për të mbetur në Ligën C edhe për sezonin e ardhshëm, por nuk duhet që asgjë t’i lihet rastit.

Në konferencën për media të mbajtur sot, u paraqit përzgjedhësi i Kombëtares, Alain Giresse, i cili u pyet pse nuk po luajnë futbollistët nga skuadra e Ballkanit; Lindon Emërllahu dhe Lumbardh Dellova.

HW

“Ka edhe shumë lojtarë tjerë që nuk luajnë. Kam një listë me 23 lojtarë dhe vetëm 11 duhet të luajnë. Emërllahu nuk i ka treguar ende cilësitë me U21, prandaj është ende diçka shumë e madhe, një hap i madh për të për të kaluar në Kombëtare. Nuk është njëjtë si të luash në Ligën e Konferencës, si te Kombëtarja e Kosovës. Sa i përket lojtarit tjetër, ai mund të luajë anash dhe si qendërmbrojtës. Mirëpo, trajneri duhet të bëjë zgjedhje dhe kjo është zgjedhje sportive”, ishte përgjigja e francezit.

Kurse, në pyetjen “se a e mendon dorëheqjen nëse Kosova pëson humbje nesër”, Giresse tha: “A mendoni që shumë trajnerë i përgatisin dorëheqjet e tyre?, asnjë trajnerë nuk mendon që ka me humb”.Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.