RCCOLA

Giresse: Luajmë për fitore me Ishujt Faroe, testojmë lojtarë të rinj

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kosova pritet që nesër të luajë ndeshjen kundër Ishujve Faroe në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshje e cila do të luhet në orën 18:00

Trajneri i Kosovës gjatë një konference për shtyp ka thënë se të dy miqësoret, edhe ajo me Armeninë edhe kjo me Ishujt Faroe do të shërbejë për të testuar lojtarët e rinj.

“Luajmë gjithmonë për të fituar, pastaj nëse ia dalim apo jo nuk mund ta them, por padyshim që ne përgatitemi për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Giresse.

Fundamenti

“Nuk mund të bëjmë një bilanc apo përmbledhje të tilla tani, ndërsa nuk janë zhvilluar ende dy ndeshje. Presim të zhvillohet ndeshja nesër pastaj mund të bëj bilancin për lojtarët që mund të ftohen edhe në të ardhmen.”

I pyetur për lojtarët e tjerë që mund të ftohen në Kombëtare, Giresse ka thënë se ky është një realitet i përjetshëm, sidomos sa i përket Kombëtares së Kosovës.

“Realitet është që koha është e limituar dhe kemi vetëm dy ndeshje, do të donim të kishim më shumë kohë por nuk mundemi, pasi FIFA na ka lënë kaq kohë dhe ky është realiteti”, ka thënë ai. /GazetaExpress/