UBT

Giresse: Kjo ndeshje nuk duhej humbur, krijuam shumë raste

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka folur pas disfatës ndaj Irlandës së Veriut, duke thënë se e humbën një ndeshje që e kishin dominuar.

Kosova u mposht 2-1 nga Irlanda e Veriut, edhe pse kaluan në epërsi të parë, por që nuk arritën ta mbajnë rezultatin duke pësuar dy herë në fund.

Pas ndeshjes ka folur edhe vetë trajneri Alain Giresse, duke thënë se nuk e merituan humbjen.

“Duke parë ndeshjen ne nuk e merituam humbjen. Pjesën e parë e kemi menaxhuar shumë mirë, në të dytin ishte një ekip tjetër ai i Irlandës së Veriut. Krijuam shumë raste, por mos konkretizimi i tyre na solli te humbja”, ka thënë Giresse për Supersport pas ndeshjes.

Fundamenti

Tutje ai u pyet edhe për Bersant Celinën, i cili sipas francezit ka bërë paraqitje të mirë, ndërsa u ndal edhe tek zëvendësimet, duke thënë se ishin në kohën e duhur edhe pse skuadra pësoi dy gola.

Reklama
“Roli i tij ishte mesfushor ndërtues, ai duhet t`i jepte ritëm lojës dhe ia arriti të realizojë rolin e tij. Zëvendësimet ishin në kohë, pasi lojtarët zhvilluan ndeshje të mirë”, përfundoi francezi.

“Kur flasim për golat që pësojmë, gjithmonë ka punë për të bërë. Nuk flas vetëm për golat që pësuam sot. Padyshim duhet bërë punë në aspektin mbrojtës, por duhet t’i keni parasysh edhe mungesat që patëm për shkak të dëmtimeve”, nënvizoi ai.

Pas kësaj disfate Kosova qëndron në vendin e dytë me 6 pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut që është e dyta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.