FIDANISHTJA

“Gillani nuk o si përpara”: Qytetarët ironizojnë me premtimet milionëshe të LVV-së: “Asnjë projekt nuk u realizua”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një postim urimi për Vitin e Ri 2024, nga asamblisti i Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, Arbër Musliu, ka nxitur reagime dhe ironi të shumta nga qytetarët në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Musliu kishte renditur një sërë projektesh milionëshe për Gjilanin, duke përmendur autostradën, rrugën qarkore, bulevardin, stadiumin, sallën e sportit dhe projekte të tjera, të shoqëruara me shprehjen: “Gillani more vllazen nuk o si përpara”.

Por reagimet nuk kanë munguar. Qytetarë të shumtë kanë komentuar me ironi, duke thënë se shumica e projekteve të përmendura kanë mbetur vetëm në postime festive dhe premtime elektorale.

Një nga reagimet më të shpërndara ishte ai i qytetarit Sadullah Arifi, i cili shkroi: “Asnjë nga këto premtime për Gjilanin nuk është përmbushur! Asnjë i vetëm”.

Komentet ironike kanë vazhduar edhe më tej, ku qytetarët kanë pyetur se ku ndodhen “75 milionët e autostradës” apo “17 milionët e bulevardit”, derisa shumë nga projektet ende nuk kanë nisur ose kanë mbetur në faza paralajmërimi.

Uji Dea

Postimi, që synonte urim festiv dhe promovim të investimeve, përfundoi duke hapur debat mbi realizimin e premtimeve publike dhe gjendjen reale të projekteve infrastrukturore në Gjilan.

Postimi i Arbër Musliut:
“Gillani more vllazen nuk o si përpara

75 Milionë – Autostrada…
26 Milionë – Rruga Qarkore…
17 Milionë – Bulevardi…
15 Milionë – Stadiumi…
2.4 Milionë – Rruga e Malishevës…
2.3 Milionë – Salla e Sportit…
1.2 Milionë – Kultë-Qendra…

Urime Viti i Ri 2024