United Hospital

Gili: Fustanet e mia në ankande shiteshin nga 10 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas 30 viteve në skenë, Fevzije Konjushevci, apo e njohur si Gili, vazhdon të shkëlqejë dhe të pëlqehet si këngëtare. Nënë e dy djemve tashmë të rritur, ajo nuk e ka problem të vazhdojë karrierën e saj muzikore.

Edhe në këtë kohë krize, ajo ka lançuar një album të ri muzikor me shumë këngë të bukura të kompozuara kryesisht nga bashkëshorti i saj, Iliri. ”Janë tema të llojllojshme. Pasi gjatë gjithë karrierës jam munduar që nga njerëzit që më rrethojnë të marr tema që i mundojnë. Në këtë album është dhe kënga e kurbetit, koha e shpërnguljes masive nga Kosova kur e kam regjistruar këtë këngë, të gjitha këto projekte kanë hyrë në albumin e fundit”, kështu e fillon bisedën e saj Gili, e cila shquhet për këngët e bukura, e kryesisht ato balada.

E pyetur për projektet e reja dhe bashkëpunimet, ajo thotë: ”Është një baladë e punuar nga Iliri. Projekti im i radhës është një baladë e mirë që mua më pëlqen dhe do të dalë edhe klipi i saj. Me femra nuk kam pasur duete, dikur moti me Shkurte Fejzën e prej atëherë me asnjë kolege. Ide e mirë, por nuk e kam menduar”.

Hidromorava

Këngëtarja që njihet nga i madh e i vogël si Xixëllonja, thotë se në koncerte akoma ia kërkojnë atë këngë. ”Akoma ma kërkojnë këngën ‘Xixëllonja’, edhe ato që janë rritur në koncerte, ma kërkojnë madje edhe fëmijët e tyre, por kam shumë këngë që kanë ngelur e kanë lënë shenjë në karrierën time”.

E sa i përket veshjeve, ajo akoma i ruan me fanatizëm të gjitha. ”I ruaj të gjitha në shtëpi, sepse shpresoj të mbahen aksione humanitare e në njërin prej tyre një fustani i im është shitur 10 mijë euro e më pas është mbledhur material ndërtimor për ndërtimin e disa shtëpive. Ndoshta dikush ka dëshirë të blejë akoma fustanet e mia, të shohim në të ardhmen”, thekson në fund Gili. /Panorama/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.